Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, ka nënvizuar se vendi ynë është kthyer në një atraksion të rëndësishëm për të huajt, ku vetëm gjatë 8 muajve të parë kanë hyrë 4 milionë e 850 mijë të huaj.
Sipas Ramës, vetëm gjatë tre muajve të verës janë regjistruar në territorin e vendit tonë, 3.4 milionë, 400 mijë më shumë të huaj se vera rekord e vitit të kaluar.
“Faktikisht në pesë vite kemi dyfishuar numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri. Kjo ka krijuar një kontekst tjetër, një nivel tjetër interesi për ata që investojnë në turizëm dhe për ata që janë të interesuar të zhvillojnë infrastrukturë të mikpritjes, gjë që ne e shohim dhe nga kërkesat në rritje për investime në hoteleri nga kompani të huaja. Po ashtu kemi dhe kërkesa goxha mbresëlënëse me të cilat shpresojmë të arrijmë të prodhojmë marrëveshje për investime të mëdha në turizëm”, bëri të ditur Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.