×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me mbesën e tij, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 16:44

    Ngjarjet e rënda të abuzimit seksual janë kthyer në kambanë alarmi. Së fundmi janë shtuar rastet e abuzimit edhe brenda familjes. Më i fundit ka ndodhur në Durrës, aty ku është arrestuar një 50 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij. Sipas policisë, 50 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

    “Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”, thotë policia.

    Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë ende nuk kemi detaje se kush e ka bërë denoncimin për abuzimin e 50 vjeçarit ndaj mbesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!