Gjykata e Krujës caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për Sajmir Kuçin, i cili akuzohet se bashkë me 6 persona të tjerë të kenë dhunuar barbarisht dhe më pas grabitur biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël.
Ngjarja e rëndë që terrorizoi mbarë opinionin publik ndodhi më 24 tetor të këtij viti në Fushë-Krujë, ku biznesmeni u dhunua për disa orë dhe më pas në banesën e tij u morën sende me vlerë dhe shuma lekësh.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke e lënë të arrestuarin në ‘arrest me burg’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.