×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dyshohet se kultivuan kanabis në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve shqiptar

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 10:34

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë sekuestruar 5 pasuri të dy vëllezërve nga Fushë-Kruja, Bardhok dhe Kastriot Shota.

    Këta dy shtetas janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritet belge, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundërligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2020.

    Pasuritë e sekuestruara janë:

    1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.

    2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

    3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

    4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

    5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.

    Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë. abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!