×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Dyshohet se u godit në kokë nga cjapi, 72-vjeçari përfundon në spital dhe në rrezik jete

    Reporteri
    03 Tetor 2024 | 23:49

    Një 72-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një bagëti e imët në Maliq.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Fshatin Maliq. Sipas informacioneve të policisë, i moshuari është në gjendje të rëndë për jetën.

    “Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

    Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Top Channel/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!