Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën pas komplikacioneve të shkaktuar nga koronavirusi.
Kanë qenë miq dhe të afërm që kanë shpërndarë lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Mësohet se Qerimi ka pasur komplikacione të rënda dhe ka kaluar në intubim por nuk ia ka dalë që ta fitojë betejën me koronavirusin.
Klement Qerimi, 47-vjeç, ishte pedagog inxhinierie në Universitetin Politeknik. Në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin, pasi mobiljet i kishin rënë në retinën e syrit të djathtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.