Një 22-vjeçar ka vdekur pasditen e së dielës, teksa ka hyrë për tu larë në ujrat e lumit Cem në Malësi të Madhe.
Nga informacionet paraprake të policisë, dyshohet se 22-vjeçari K.N të ketë pësuar arrest kardiak, çka i ka shkaktuar humbjen e jetës.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cem, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.