Nga Këneta, kryeministri Edi Rama ka sjellë një tjetër shembull, sipas së cilit është tregues se si keqinformimi nga ana e mediave ka sjellë pasoja shumë të rënda.
Bëhet fjalë për lajmin se spitali i Durrësit ka marrë dëmtime të forta e për pasojë rrezikon të shembet.
I gjendur përballë kësaj situate, një prej familjarëve ka nxjerrë babanë nga spitalit pavarësisht insistimit të mjekëve. Siç tregon kreu i qeverisë, ai ka ndërruar jetë rrugës. “Kriminel” i quan Rama dhe jo media.
“Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t’i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia”. Mos shihni TV, shihni radion më mirë”, tha Rama gjatë vizitës së tij në pasdien e kësaj të hëne nga Këneta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.