×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E dhimbshme: Publikohet fotografia me vello e 37-vjeçarjes që u vra në gjumë nga kunati i saj

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 18:36

    Personi në foto është Migena Sinani, 37-vjeçarja e cila u vra nga kunati i saj, Roland Sinani. Ngjarja tragjike ndodhi në Tiranë.

    Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau Migenën në sy të fëmijës së saj 2-vjeçar.

    Migena kishte dhe një tjetër fëmijë 2-vjeç që në momentin e ngjarjes po flinte në dhomën e gjyshërve.

    Burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist. Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!