Aida Perdoda, infermierja 34-vjeçare nga qyteti i Lezhës është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Në njoftim thuhet edhe se pse ishte në pritje të ëmbël ajo vazhdonte të punonte me përkushtim pranë spitalit të Laçit.
“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.