Rrugët dhe parqet e Tiranës janë populluar këtë të diel nga qytetarë të shumtë.
Kjo është e diela e fundit e izolimit si pasojë e coronavirusit.
Pas 10 javësh lëvizje të kufizuara dhe mbylljes së çdo aktiviteti, e hëna pritet të rikthejë disi normalitetin.
Nga nesër të gjitha aktivitet tregtare, duke përfshirë edhe baret e restorantet do të jenë të hapura.
Shërbimi do të lejohet vetëm në mjedise të hapura duke respektuar distancat e përcaktuara të vendosjes së një tavoline nga tjetra.
Po ashtu, siç edhe ka funksionuar me dyqanet, marketet apo farmacitë, drejtuesit e këtyre subjekteve duhet të marrin masa për mbrojtjen e stafit gjatë shërbimit.
Sërish do të vijohet të lejohet puna me orare të reduktura, kjo e ndarë edhe sipas zonave. Në zonat e gjelbra ku nuk ka raste aktive me coronavirus, oraret e lëvizjes se dhe mbajtja hap e dyqaneve apo bareve do të jetë deri në 21 dhe në zonat e kuqe deri në orën 17:30.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.