×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E diela si 1 Qershori, fëmijët dhe nënat mbushin rrugët dhe parqet në Shqipëri

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 13:20

    Një 1 Qershor i ardhur para kohe për fëmijët, të cilët prej më shumë se një muaji kanë qenë të izoluar në shtëpi, për shkak të koronavirusit.


    Paraditen e kësaj të diele, deri në orën 11.00, Kryeministri Edi Rama u njoftoi lejen nënave me fëmijë deri në 10 vjeç që të dilnin për ajrosje.

    Kaq ka mjaftuar që rrugët dhe parqet e Tiranës të gëlojnë nga zërat e fëmijëve, të cilët kush me patina, kush me biçikletë e kush me top, të lëshohen siç ndodh në 1 Qershor.

    Daljes së nënave me fëmijët i është bashkuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila bashkë me vajzën e saj ka dalë shëtitje në qendër të kryeqytetit.

    E nëse në rrugë u panë edhe disa baballarë, një prej shkelësve të karantinës është edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i cili është parë duke shëtitur në rrugë me të birin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!