×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E fejuara e futbollistit Alvaro Morata rrëfen si hynë në banesë grabitësit shqiptarë

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 22:49

    E fejuara e futbollistit të njohur Alvaro Morata ka treguar ndjesitë dhe disa detaje në lidhje me grabitjen që ndodhi disa kohë më parë në banesën ku ajo jeton me futbollistin.


    Alice Campello ka folur për median spanjolle duke thënë se është ende e traumatizuar nga ajo që ndodhi.

    “Ato ditë ishin shumë të vështira. Unë as nuk mund ta laja fytyrën sepse të mendoja dhe kisha frikë se dikush ishte pas meje. Ishte e vështirë“, tha ajo.

    Grabitja e banesës ku jeton çifti ndodhi vitin e kaluar, kur e fejuara e Moratës ishte vetëm me dy fëmijët e saj binjak, pasi futbollisti po luante një ndeshje me kombëtaren e Spanjës.

    “Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë këtë përvojë me familjen në shtëpi“, tha Alice Campello në televizionin spanjoll.

    Banda e shqiptarëve u kap disa ditë më parë pasi u provuan se ishin autorë të një sërë vjedhjesh përfshirë ato të shtëpisë të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos. Përveç shtëpisë së Moratës, shqiptarët kanë vjedhur banesat e futbollistëve të njohur si Zidane, Isco, Casemiro dhe Vasquez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!