Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik në kryeqytet dhe në qytetet e tjera në vendit.
Ministria e Mbrojtjes bën më dije se “sipas informacioneve paraprake tërmeti ishte 5.5 ballë me epiqendër ne Durrës”.
Ndërkohë që raportohet se po punohet për të evidentuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë zonave të dëmtuara.
“Tërmeti me magnitud[ 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit në bregdet afër kepit Rodonit…tërmeti me i fortë ne 20-30 vitet e fundit”, bën të ditur IGJEUM.
Gazetarët e Panorama raportojnë se banorë të shumtë të kryeqyteti kanë dal në rrugë nga frika e ripërsëritjes së lëkundjeve të forta.
VIDEO:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.