Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka konfirmuar se nesër fillon vaksinimi i pacientëve me Covid-19 në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.
“LAJM I MIRË? Nesër nisim vaksinimin antiCovid19? #PunëJoGjumë”, ka shkruar Rama, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Rama ditë më parë ka konfirmuar se një dozë të vaksinave, Shqipëria do ta shpërndajë edhe në Kosovë, ku sipas tij, do të jetë një ndihmesë për shtetin e Kosovës, që tregon se shteti shqiptar nuk do t’ia kthej shpinën vendit tonë.
“Ndryshe nga BE, ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Padyshim që nuk ia zgjidhim dot hallin, por nuk do t’jua lëmë pa qarë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit atje të vaksinohen në të njëjtën kohë si heronjtë tanë të vijës së zjarrit. Pavarësisht se nuk e kemi të lehtë, ne shqiptarët s’duhet ta kemi mënyrë të jetuari, kthimin e shpinës”, u shpreh Rama. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.