×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “E lashë ta merrte deti, nëna më vdiq në duar” – rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit në Himarë

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 10:12

    Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat. Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën.


    Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe. Rrëfimi i Avdulit është i dhimbshëm. Ai tregon si doli me not në breg e pasi la nënën e vdekur t’ia merrte deti.

    “Në momentin që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori Ramë të gjithë, anija u përmbuyt, i dyti doli sky shoku i treti babai.”, shprehet i riu, i cili tregon se pas përmbysjes së varkës i pari mbi ujë doli shoku, më pas ai dhe pas tij babai.

    “Nëna ishte poshtë, do të them unë i thashë të kapesh te dera të dalësh se anija po mbytet. I kisha veshur një stalagjent, gjysma i ishte grisur gjysmën e kishte veshur. Kemi qëndruar mbi gjysëm ure në ujë. Ishte mbështetur tek vinçi vetëm duart i mbante në anije. E dija se kishim tokën afër, i thashë mos lëviz se të nxjerr unë. E mbajta gjysëm ore të gjallë në krahë.

    S’kisha mundësi se më vdiq në duar. E lashë se vetëm babain kisha në krahë. Kjo mbaroi i thashë. Lërë më tha, dil vetë se nuk ke çfarë të bësh më. Kam parë vëllain me një gomone të madhe, humba ndjenjat. Mbaj mend që u përmenda në Jalë, pashë babin, vëllain, por nënën nuk e pashë më..”, tha ai për Top Channel. Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq.

    Familja Rama humbi kryefamiljaren por dhe barkën e blerë me shumë sakrifica. Dyert e shtëpisë në Vlorë, që ishin mbyllur 17 vjet më parë për një fat më të mirë, u hapën tani për mort nga një fatkeqësi që u mori gjithçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!