×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “E mbajta nënën gjysmë ore gjallë, por më pas ma mori deti” rrëfimi prekës i të mbijetuarit nga tragjedia e Himarës

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 19:27

    Avdul Rama, djali që vetëm pak ditë më parë humbi të ëmën për shkak të stuhisë që i zuri në det, ka rrëfyer i përlotur ngjarjen prekëse. Në një prononcim për Top-Channel, Rama tregon momentet e fundit, teksa ka mbajtur të ëmën për gjysmë ore të gjallë në krahë, por pavarësisht mundimeve nuk ia kishte dalë dot.


    “Në momentin që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit.

    Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori. Anija që kur ramë të gjithë u oërmbys. Unë dola i dyti sepse isha në anë nuk kisha problem. Ky shoku kishte dalë. Nëna ishte poshtë. Do të të them unë i thashë që të kapesh dhe të dalësh sepse anija po mbytet. Kemi ndenjur gjysmë ore mbi ujë mbi varkën e përmbysur.

    Nëna atje po mbahej tek vinçi nën ujë. Vetëm duart i mbante lart anija. I thashë do mbahesh tek mua, sepse më dukej se e kishim tokën afër, por ishim larguar shumë. E mbajta nënën gjysmë ore të gjallë në krahë, nuk mundesha më. E pashë dhe e lashë ta merrte deti. Kishte mbaruar. Pashë babain dhe më tha lëre e dil vetë sepse s’ke ç’bën më. Opashë vëllanë me gomone dhe aty dola pastaj,”- shprehet i riu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!