×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “E mjera unë ç’ka me të thanë” – nëna e 22-vjeçarit që u mbyt në plazh prek me fjalët

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 12:59

    Nëna e Arjan Sallahut, i cili u nxor ditën e sotme i pajetë nga plazhi i Gjirit të Lalëzit ka dhënë lajmin e trishtë për miqtë në rrjetin social ‘Facebook’.


    Ajo shkroi se trupi i djalit është gjetur ditën e sotme e se kjo është një dhimbje shumë e madhe për to.

    ‘Me dhimbjen shumë të madhe po tregoj se trupi i djalit ton u gjet.’- shkruan ajo në ‘Facebook’.

    Ndërkohë një ditë më parë, e pikëlluar ajo shpresonte që të gjente trupin e djalit.

    “Cka me shkrujt per ty ..e mjera une cka met than mami set fali Allahu ne ditet mat fshtira te jetes time et mur ne ditet e rinin tane ..ma bane me hi o djali jem tum tregu se sa muj ..se tuj tuj ik ..qysh dje je ne det ..akoma ste kem gjet …oi miri i mamit mami per jet ka dek..tpatem oren e shpis mat mirin ..kush tka njoft moj cukel..qeshtu thon per ty iahte i paqosh Allahu e baft emen e ta gjetshim trupin o biri jem ..Allahu koft me ty..atje ku je …o Jani i Mamit e mjera une per jet jetve..familja jon kurr ma per jet ..ska me pas gzim as lumturi si me par.mos prania e jote per jet ka me vra”, shkruan ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!