×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    E moshuara nuk lë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti edhe pse është vlerësuar e pabanueshme

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 20:32

    Kur gjithë qytetin e Durrësit e ka mbërthyer paniku prej lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që pasuan atë të 26 nëntorit, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë braktisur banesat që mbetën të dëmtuara.


    E kundërta ndodh me Ermioni Popën, 75-vjeçarja ‘kokëfortë’ refuzon të lërë banesën, pavarësisht se grupet e inspektimit e kanë konsideruar të pabanueshëm pallatin e saj duke i vënë shiritin e rrezikut.

    “Unë jam e parafundit, po vdiqa un u mbyll. Këtë shtëpi na e dhanë për emergjencë sa të merrnim shtëpinë tonë”, ka deklaruar ajo.

    Ermioni i përket familjes së famshme Popa që jetoi plot 5 vite në ambasadën italiane.

    Familja Popa nga Durrësi pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane.

    Protesta e tyre që përfundoi me largimin nga vendi drejt Italisë nëpërmjet një avioni të Kombeve të Bashkuara në maj të 1990, i hapi rrugën hapjes së ambasadave të huaja në Tiranë për mijëra shqiptare te tjerë.

    Familja Popa ishte internuar nga Durrësi në fshatin Kullë pasi babai i tyre ish-farmacist i njohur në Durrës ishte akuzuar si bashkëpunëtor i fashistëve italiane.

    Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985 kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, ku do të qëndronin për plot pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.

    Por gruaja nuk pranon ta lërë shtëpinë, ku është rritur të mbushur plot me kujtime, edhe pse është shpallur e pabanueshme.

    Ermioni është një nga shumë qytetarë që nuk pranojnë të lënë shtëpinë e tyre duke rrezikur jetën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!