×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E moshuara nuk kthehet në fshat te burri dhe djali: Dua të jetoj në qytet

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 12:06

    Trëndafilja, një nënë nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit e cila ka humbur vajzën e saj në moshë 30 vjeçare, ka thënë se nuk dëshiron të kthehet të jetoj në fshatin e saj me burrin dhe djalin.


    Ajo thotë se dëshiron të jetojë në Tiranë, dhe nuk dëshiron të kthehet në fshat pasi dy herë e ka ngrënë gjarpëri.

    Në vitin 2002 ajo dhe familja e vetë ndërtuan një shtëpi në Tiranë. Trëndafilja mban kujtime të dhimbshme nga fshati dhe nuk dëshiron të kthehet më kurrë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i kanë kërkuar që të kthehet në fshat. Ata e kanë lëshuar shtëpinë me qira dhe Trëndafilja nuk ka ku të jetojë.

    shtë detyruar të marrë një shtëpi me qira, ku nuk ka mundësi as ta paguaj. Një arsye e fortë që e bën të qëndrojë në Tiranë është edhe fakti që vajza e saj është varrosur aty. Në një lidhje telefonike me Eni Çobanin, djali i saj është shprehur se ajo e ka vendin në fshat dhe nuk e lejon të rrijë në Tiranë dhe nuk i jep asnjë dhomë të shtëpisë për të qëndruar.

    Trëndaflija: Ti nuk më ke lënë të jetoj mor bir, ti më ke future në bagazh të makinës në 5 të mëngjesit kohën e koronavirusit.

    Djali: Pse të të lija në rrugë?

    Trëndafilja: Pse në rrugë, nëna ka 18 vite këtu, shkojmë pyesim lagjen e Shkozës aty ku kam jetuar.

    Djali: Hajde jeto me ne.

    Trëndafilja: Biri i nënës nuk më ke lënë të jetoj e lumtur or bir. Pak halle ka nëna, ti nuk e ke patur mendjen tek motra që vdiq, por të hidhje shtëpinë. Kemi qe në 2002 që jemi në Tiranë. Nëna ka punuar tek lokali jot tek Bryli 5 vite, pse thua që nëna më ka ndarë që në moshë 15 vjeç.

    Djali i trëndafiles nuk pranon në mënyrë kategorike që të lejë të ëmën në Tiranë dhe të t’i lëshojë një dhomë në vilën që kanë. Ai zotohet që të shlyejë borxhin e të ëmës që ka ndaj zonjës Zana dhe të marrë në fshat të ëmën, por një gjë të tillë Trëndafilja nuk e pranon. Djali mbylli telefonatën me Eni Çobanin me një vendim shumë të prerë nga ana e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!