Tërmeti i 26 nëntorit Joridën e gjeti në karrige me rrota dhe në pamundësi për t’u larguar me vrap si gjithë të tjerët, ishte daja e saj ai që i shpëtoi jetën.
35-vjeçarja nga Thumana është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momentet e panikut të asaj nate që u kthye në tragjedi për familjen e saj, Greku, ku 3 pjesëtarë të kësaj familje u shuan në rrënoja.
“Tërmetin e parë e ndjeva, por s’ja vura rëndësinë. Pastaj ra dhe tërmeti i dytë. U tremba por se vura veshin. Më pas i thirra dajës; ‘hajde më merr në krah dhe më nxirr jashtë’. Jashtë kam qëndruar me frikë, pasi kisha frikë mos më binte ndonjë ccisternë. Dhe aty jashtë kur isha ra një tërmet i fortë. Më kanë marrë në krah me gjithë karrocë policët. Shtetit i lutem të vërë dorën në zemër, të më ndihmoj pasi kam nevojë për një strehë”,, tha Jorida për gazetaren e ‘News24′, Ida Ismaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.