×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E përkrahi publikisht për rrënimin e teatrit, Edi Rama i premton diçka Çun Lajçit

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 14:05

    Aktori Çun Lajçi gjatë ditës së djeshme e ka përkrahur rrënimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Lajçi ka thënë se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe se teatri i ri do të përmbushë nevojat e artistëve, por kjo nuk do të bëjë që ata të harrojnë kohën që kanë kaluar aty.


    Pas këtyre fjalëve të Lajçit, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar  Edi, Rama, i cili ka thënë se se nuk e njeh personalisht Çun Lajçin, por shpreson që do të takohen në teatrin e ri, shkruan Reporteri.

    Rama i ka premtuar Lajçit se teatri i ri padyshim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne.

    Postimi i plotë:

    ÇUN LAJÇIN e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta andej bjeshkëve dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar…

    Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

    Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne.

    https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157778362326523?__xts__[0]=68.ARCbskId5ha_HJGnZCdDgW7H-kk9a1klgFIe9CI_n9Rehqrszn3CUPGfSUYHLulqbQkfbJBY7zrH3R8UZyq9uguPjpHOPxBzfUyk2pHDJKtBFixFv5ZCGr9aSDIWgJaiJlMhUr1SNetX2E04l7-e8xTekfBjuYQ0lHQf_dfDk50k2mqCVIQu7rCudR6lrNpqm0TkQiWQV6wJXam-WXm-sxpQIQJRZSnF10-UzLSKkT_fJgw6MH9wQjR38R2xD-XfoxUBls3bDVsO9bSlxnGM74tkAX-18TWdA1EGkwQgmLBVrZp9TiPWYi1fR5WYm2rJ2NTwzWIyYcvUa8I9Mal2&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!