×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E përplas “Benzi”, gruaja në Elbasan në gjendje të rëndë në spital

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 18:23

    Regjistrohet aksidenti i rradhës në aksin Elbasan-Metalurgji, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.


    Siç raporton gazetarja e Ora News në Elbasan, Edisona Skënderi, i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal nga ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    Kujtojmë se ky aks është një ndër pikat e kyçe sa i përket aksidenteve jo vetëm në Elbasan por edhe në rang kombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!