×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E pëson një fëmijë nga gazlotsjellësi i lëshuar në koncertin e Bregoviqit

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 23:10

    Një fëmijë e ka pësuar nga gazlotsjellësi i lëshuar në koncertin e këngëtarit serb Goran Bregoviq, që po mbahet në natën e fundit të Festës së Birrës në Korçë.


    Videot nga vendi i ngjarjes shfaqin një vajzë duke mbajtur sytë në afërsi të vendit ku u lokalizua gazlotsjellësi.

    Ndonëse nuk është marrë vesh për gjendjen shëndetësore të saj, mësohet se policia ka arritur ta kapë autorin e veprës.

     

    Koncerti i Bregoviqit po vazhdon pavarësisht incidenteve, çmimi për të cilin për ta dëgjuar në Korçë ka kushtuar 8 euro.

    Këngëtari serb është kundërshtuar zëshëm si në Kosovë dhe në Shqipëri për mbajtje koncerti, i cili është akuzuar për se këngët e tij nxitën nacionalizmin serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!