×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 20-vjeçari pranon se ka abuzuar me 43-vjeçaren me probleme mendore

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 17:24

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 20-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar e lënë shtatzënë një 43-vjeçare.


    Top Channel raporton se Klavio Karuni ka pranuar para uniformave blu aktin e rëndë. Në prani të avokatit mbrojtës ai ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjecaren, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

    Pritet që 20-vjeçari të dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. Një prej të afërmve të Klavio Karunit ka folur para mediave duke thënë:

    “Dje e morëm vesh. Mora 129 dhe pyeta si ka mundësi që një fëmijë 20 vjeç nuk ka asnjë përfaqësues nga familja, asnjë avokat. Jemi përpara ligjit? E quajmë sikur është e vërteta akuza, një mbrojtje? E ëma është e sëmurë. Megjithatë, ka aparatura moderne që nxjerr ADN-së. Vajza është jashtë logjikës mendore. Nëse është e vërtetë, të dënohet. Por nëse nuk është do ta ç’dëmtojnë ekonomikisht dhe moralisht djalin?

    Lëvizjet e tij nuk të tregonin se është djalë ekstrem që të arrijë në një femër të tillë. Është i martuar. E ëma dhe xhaxhai i tij ikën në Korçë. Nuk na thonë asgjë. Unë e vë dorën në zjarr. Allahu e di. Me të ëmën isha mbrëmë, ajo është gjysmë e vdekur, më lër rehat më thoshte. Nuk e beson njeri që këtë veprim ta ketë bërë ky djalë, turp nga Zoti.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!