×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 45 vjeçari humb jetën pasi goditet nga autobusi

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 19:38

    Një këmbësor ka humbur jetën pasi është aksidentuar në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Humelic.


    Policia sqaron se “këmbësori është aksidentuar nga një autobus, i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale L.R. ”

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, raporton oranews.

    Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!