Një sherr i çastit që vijoi me përdorimin e armës së zjarrit i ka kushtuar jetën një 32-vjeçari në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar ku pas një konfliktit të çastit mbeti i plagosur në këmbë 32-vjeçari me iniciale J.B.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku pas pak minutash ndërroi edhe jetë, raporton Ora News.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.