×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë në Fier: 6 anëtarë të familjes me koronavirus, mes tyre dhe fëmijë

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 13:04

    Fieri është kthyer në vatrën e re të koronavirusit në Shqipëri. 6 anëtarët e një familjeje në Çeligrad kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, mes tyre kryefamiljarët e moshuar dhe një fëmijë 10-vjeçar.


    Vetëm anëtari i shtatë i kësaj familje ka rezultuar negativ, duke shtuar misterin për këtë virus vdekjeprurës.

    Ndërkohë ka nisur dezinfektimi i lagjes ku ata banonin për të evituar kështu përhapjen e mëtejshme të virusit.

    “Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast”, njoftoi sot Albana Fico nga ISHP.
    Shqipëria aktualisht numëron 400 raste pozitive me Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!