E rëndë në Shqipëri, djali mbyt babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Remas të Divjakës, ku një djalë ka mbytur të atin.

Mësohet se Andrea Stasa ka mbytur të atin Miter Stasën 85 vjeç.

Mësohet se ata janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit e ka goditur me grushte dhe e ka mbytur të atin. Sipas informacioneve nga banorët, ai ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu.

Sipas informacioneve i biri dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Në banesë jetonte babai me dy djemtë, ndërsa edhe djali tjetër është me probleme të shëndetit mendor.

Autori 58-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë. /tch/