×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë, një grua tenton t’i japë fund jetës duke pirë helm

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 20:51

    Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Ajo është identifikuar si M.F., 66 vjeçe, banuese në fshatin Ninat në Shqipëri. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

    “Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fotoksinë”, njofton policia.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!