×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Rrokulliset vetura në kanal, vdes 31-vjeçari

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 15:59

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

    Policia bën me dije se shtetasi D.D, 31 vjeç banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë.

    Si pasojë, 31-vjeçari ka vdekur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!