×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    E rëndë: Shqiptari 29-vjeçar e godet me çekiç në kokë gruan e tij shtatzënë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 9:31

    Një vajzë shtatëzënë është qëlluar nga partneri i saj shqiptar me një çekiç në kokë në Milano të Italisë.


    Incidenti ka ndodhur në Pozzuolo Martesana, zonë lindore e Milanos. Karabinierët kanë ndërhyrë në vend në lidhje me këtë ngjarje.

    Në kulmin e grindjes, shqiptari 29 vjeç e ka qëlluar me çekiç të dashurën e tij. Shqiptari mësohet se ishte emër i njohur për policinë, me disa precedentë penalë në të shkuarën.

    Menjëherë gruaja është dërguar në spital dhe fatmirësisht shpëtoi me vetëm disa lëndime të lehta, shkruajnë mediat italiane.

    Ndërkohë, i dashuri i të dëmtuarës u arrestua nga policia për sulm të dhunshëm dhe u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!