Një rast i rëndë abuzimi seksual është raportuar sot nga policia e Fierit.
Një 56 vjeçar është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.
Burimet thonë se burri ishte fqinj i familjes së të resë e cila ishte në muajin e 7-të të shtatzanisë.
Prindërit kanë zbuluar shtatzaninë e vajzës dhe kanë bërë denoncimin në polici ndërsa burri Petrit Arapi u ndalua pasi vajza drejtoi gishtin ndaj tij.
Ai është ndaluar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”
Personi i ndaluar është identifikuar si P.A banues në Roskovec të Fierit.
Gjatë pandemisë së koronavirusit janë zbuluar disa raste tronditëse të abuzimit seksual me të mitura dhe persona me probleme të shëndetit mendor.
Një rast I ngjashëm më atë të Roskovecit u zbulua korrikun e vitit të kaluar në Lushnje, ku një 56 vjeçar abuzoi seksualisht dhe la shtatzanë fqinjen 33 vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.