Një 22-vjeçare, e cila në prag të ndërrimit të viteve, kishte rënë nga një lartësi prej tetë metrash ka vdekur.
Vendasit, shkruajnë mediat greke, dëgjuan e saj për ndihmë dhe njoftuan menjëherë një ambulancë, e cila e dërgoi në spital me fraktura në trup.
Vajza me origjinë shqiptare qëndroi e shtruar për 10 ditë, por nuk ka mundur të mbijetojë, siç konfirmuan dhe të afërmit e saj.
Tani pritet që autopsia të hedhë dhe ajo pak dritë mbi ngjarjen.
Policia po shqyrton pretendimet se 22-vjeçarja fatkeqe ishte ngjitur atje për të bërë një selfie, një variant ky i cili është hedhur poshtë nga familja e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.