×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vetura përplas për vdekje 32 vjeçarin që lëvizte me biçikletë

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 11:47

    Një 32-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë.


    Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rrotull të Durrësit.

    32-vjeçari me iniciale R.Ç. u përplas nga automjeti tip Peugeot i drejtuar nga 28-vjeçari me iniciale E.C. Shoferi u largua nga vendngjarja pas aksidentit, por ai u arrestua nga policia disa orë më vonë.

    Ai akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!