×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vritet me thikë një 23 vjeçar në mes të rrugës

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 8:21

    Një vrasje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier.


    Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar, pas konfliktit me një person tjetër. Burime nga policia raportojnë se sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, shtetasi F.S., është gjetur  pa shenja jete.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!