×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rrezikshme: Për të shkuar në shkollë, nxënësit duhet të kalojnë mbi këtë urë të “shkatërruar”

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 17:32

    Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar. Mbi një mijë banorë janë pothuajse të izoluar, pasi e vetmja urë, në gjendje të mjeruar, është gati e mbuluar nga uji i vrullshëm i lumit.


    Kjo është e vetmja urë, ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave.

    Prej shumë vitësh banorët kanë protestuar, kanë kerkuar zgjidhje nga qeveria dhe bashkia për një urë të re të sigurtë, por problemi i tyre nuk është zgjidhur, raporton oranews.

    Partia Demokratike thotë se “3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!