×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E sëmura nga Thumana: Nuk do ta harroj tmerrin e 26 nëntorit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 19:14

    Zhuljeta Koxha nga Thumana tregon tmerrin që kaloi natën e 26 nëntorit. E sëmure me epilesi 56 vjeçarja dëshmon se tërmeti e përplasi në tokë duke e dëmtuar atë në kokë dhe këmbë.


    Kjo është Zhuljeta Koxha, 56-vjeçarja të cilës lëkundjet e forta të tërmetit i shtuan vuajtjet.

    E sëmurë nga epilepsia Zhuljeta ka përjetuar edhe më rëndë tërmetin e 26 nëntorit.

    Përpjekjet e saj për ti shpëtuar tërmetit katastrofik të asaj rezultuan pa shumë efekte, ajo mbeti me dëmtime në kokë dhe këmbë.

    “Aq në siklet jam edhe në këto ditë. Sa të lëvizi pak, unë përnjëherësh unë kam dalë direkt. Jam përplasur në çimento dhe kam goditur kokën. Unë jam edhe e sëmurë”

    Tërmeti i fuqishëm qe goditi vendin tonë la të plagosur rreth 900 persona, 3 prej tyre u dërguan në spitalet jashtë vendit për ndihmë më të specializuar. Ndërsa 1 ndërroi jetë teksa ndodhej në spitalin e Traumës, duke e rritur bilancin tragjik në 51 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!