Një krim i rëndë në familje tronditi mbrëmë Librazhdin dhe jo vetëm, ku një burrë vrau me thikë gruan dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit dhe gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”.
“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë fotot e çiftit, Daut dhe Lule Gjokola. Mësohet se të dy burrë e grua kanë qenë të vetëm në banesë kur ndodhi krimi, ndërsa dy fëmijët e tyre të rritur nuk ishin prezent.
Deri më tani ka dyshime se krimi i dy-fishtë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, qe e shtyn edhe 53-vjeçarin të ndërmarrë akt makabër, duke vrarë me thikë gruan, 49 vjece, dhe më pas u hodh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.