×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “E vrava”, lëvizjet e autorit para se të ekzekutonte kunatën dhe veten në Shkozë

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 15:06

    Zbulohen detaje te reja ne lidhje me krimin ne Shkozë të Tiranës. 43-vjeçari Roland Sinani është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit.

    Ndërkohë një orë më pas ai është futur në dhomën e gjumit ku flinte kunata ku e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur. E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë.

    Në korridor ka parë të birin ku i ka thënë vetëm dy fjalë: E vrava. Sipas dëshmisë së saj, i biri ka dalë në oborr ku ka dëgjuar të shtënën tjetër me të cilën ai qëlloi veten me kokë duke u vetëvrarë.

    E ëma e Roland Sinanit ka zgjuar të shoqin, ky i fundit pasi ka parë tmerrin në shtëpinë e tij, ka dalë dhe armën që i biri vrau nusen e shtëpisë dhe me pas vetën e ka fshehur pas banesës.

    I moshuari nuk është arrestuar nga policia pasi veprimin dyshohet se e ka kryer për shkak të sëmundjes dhe jo për të mbuluar ngjarjen.

    Mësohet se ai vuante prej kohesh nga skleroza. Ndërkohë 43-vjeçari jetonte në një banesë me prindërit, vëllain dhe familjen e tij. Prej 5 vitesh ishte i papunë pasi vuante nga depresioni. Madje ai shpeshherë ankohej edhe për dy fëmijët e vëllait për zhurmën që bënin, pasi shprehej se nuk i duronte dot. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!