×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe 5 të tjerë të infektuar me COVID-19, në Shkodër

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 10:00

    Në Shkodër 5 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.


    Nga 17 mostrat e marra në këtë qytet, 5 persona kanë rezultuar si mbartës të virusit.

    4 prej tyre janë anëtarë të familjes së infektuar në Kiras dhe 1 anëtar në familjen e Doracit.

    Shkodra ka shënuar një rritje të frikshme të numrit të të infektuar, ku sot njofton 5 raste të reja dhe 12 raste të tjera 2 ditë më parë.

    Ndërkohë, ditën e djeshme në Shkodër u shënua viktima e parë e COVID-19.

    Viktima ishte një 80 vjeçare e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

    E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti.

    Me dy vdekjet e mbrëmjes se sotme ne Shqipëri raportohen 20 viktima dhe 333 raste gjithsej me koronavirus.

    Ndërkohë, në qarkun e Shkodrës do vijojë shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë dhe dezinfektimin e ambienteve publike.

    Në Puke ka ardhur përgjigja edhe për një pacient të bashkisë Fushë Arrëz e dërguar dje në ISHP e cila rezultoi negativ.

    Në bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raste te reja Covid-19.

    Gjatë ditës sotme do të vijojë puna e bashkive për dezinfektimin e ambienteve kryesisht që janë në afërsi të infektuarve dhe mbajtja nën kontroll në kushtet e vetkarantinimit dhe gjurmimin e të dyshuarve.

    Në Malësinë e Madhe, në piken doganore Hani i Hotit kanë hyrë rreth 127 udhëtarë, 114 të huaj dhe 3 shqiptarë, të cilët u janë nënshtruar rregullave bazë të kontrollit, ndërsa ka ardhur edhe përgjigja e mostrës për pacientin e Koplikut të Sipërm i cili rezultoi negativ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!