×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe në Shqipëri nga nesër ndryshon orari i përditësimit të rezultateve të COVID-19

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 0:00

    Raportimi i shifrave të situatës së Covid-19 në Shqipëri do të bëhet në një tjetër orar që nga dita e shtunë.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përditësimi i situatës me COVID-19 në Shqipëri nga e shtuna do të shtyhet pasdite për në orën 16:00.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky orar i ri vjen nga fluksi 24 orë në ISHP si dhe zgjerimi i kapaciteteve të testimit me rritjen e numrit të testimeve dhe hapjen e laboratorit të dytë.

    Deri tani raportimi i situatës është bërë në orën 10:30 ose 11:00.

    NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

    Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi I kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!