×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe një i vdekur nga coronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 15:03

    Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv i infektuar nga Covid-19.


    Sipas “News 24”, trupi i të ndjerit është transportuar pak minuta më parë drejt morgut të QSUT.

    Sipas burimeve spitalore, 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit.

    Kujtojmë se edhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e rënduar edhe më tej bilancin. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se mes viktimave është një paciente 21-vjeçare dhe tre pacientë të tjerë të moshave 49, 56 dhe 67 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!