×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe një rasti i ri me koronavirus në Elbasan, shkon në 10 numri i të infektuarve

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 10:40

    Mbërrijnë përgjigjet në Elbasan për 5 rastet e dyshuar ditën e djeshme.


    Pas testeve në ISHP rezulton pozitive me Covid-19 bashkëshortja e një 62-vjeçarit që punonte si kasap, ndërsa rastet e tjera negavite.

    Kështu, në qytetin e Elbasanit shkon në 10 numri i të prekur nga koronavirus.

    Ndërkohë, situata në qytet është shfaqur e qetë ditën e sotme ku qytetarët kanë respektuar rregullat.

    Qyteti është i zbrazet dhe në rrugë lëvizin vetëm automjetet e shërbimit.

    Nga an tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 8 këmbësorë, të cilët nuk kanë zbatuar orarin e lëvizjes.

    Po ashtu, janë tërhequr 2 leje drejtimi dhe 2 mjete të bllokuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!