×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe Shqipëria në operacionin e gjerë kundër krimeve kibernetike, arrestohen 28 persona

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 12:32

    Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion të gjerë ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL kundër krimeve kibernetike.

    Operacioni u zhvillua gjatë muajit tetor në vende të ndryshme të Europës, ndërsa në përfundim u vunë në pranga 28 persona.

    Në një deklaratë, Policia e Shtetit bëri të ditur se personat e vënë në pranga përdorimin disa aplikacione në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!