Moti i lig me rrebeshe shiu dhe stuhi ere ka përfshirë Shqipërinë prej mëngjesit e të kësaj të premte.
Për rrjedhojë, në shumë qytete uji ka vërshuar nëpër rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Situata më e vështirë është krijuar në qytetin e Lezhës, ku uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe ka bllokuar hyrjet e pallateve.
Nga moti me reshje me intensitet të lartë është përfshirë edhe Tiranën duke shkaktuar probleme në qarkullim.
Reshje shiu kanë përfshirë edhe Durrësin. Stuhi me erëra te forta dhe shi, e kanë bërë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve gjatë paradites.
Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisen me 8 orë vonese, për shkak te dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.