×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe Tirana me mungesë të rrymës

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 8:22

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se sot me 23 nëntor, do të ketë ndërprerje të dritave në tre zona të Tiranës. Shkak është bërë punimi në NST Farkë, ku për pasojë do preken zonat Lundër, Vilat dhe Farkë. Ndërprerja e dritave do zgjasë në oraret: 09:00 deri në orën 12:00 ku do stakohen dy fidera.


    Lexo më poshtë njoftimin nga OSHEE:

    Njoftim për abonentët #Tiranë
    Stakim, 23 nëntor

    Në kuadër të investimit të OSSH në NST Farkë, në datën 23 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-12:00 do të stakohen dy fidera 20 kV

    Pjesërisht pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
    Lundër, Vilat, Farkë

    Brigadat e #OSSH Tiranë janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen me energji për objektet e rëndësisë së veçantë siç janë spitalet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!