×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe Zvicra heq të gjitha kufizimet për shqiptarët, TIA: Nuk kërkohet testi apo vaksinimi

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 18:02

    Duke nisur nga dita e sotme, (datë:26.06.2021) Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë për atje.


    Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Aeroporti i Rinasit, e cila thekson, se qytetarëve për të udhëtuar në Zvicër, i nevojitet vetëm bileta pasaporta dhe maska.

    Gjithashtu theksohet, se vendet që deri më tani nuk kërkojnë vërtetim testi dhe vaksine për qytetarët shqiptarë, janë Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra.

    Njoftimi:

    Zvicra
    Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.
    Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
    Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë :
    Austria
    Hollanda
    Belgjika
    Zvicra
    Ju urojmë shëndet.

    Reklamë
    Faleminderit për bashkëpunimin,
    Tirana International Airport

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!