×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama e shkarkoi kryebashkiakun e Lushnjës për shkelje të rënda

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 16:42

    Kreu i bashkisë se Lushnjës, Fatos Tushe, pritet te njihet sot me masën e sigurisë, nën akuzën e abuzimit me tenderat.


    Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe pavarësisht se gjykata nuk është shprehur akoma në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tij.

    Në arsyetimin e Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme në fletoren zyrtare thuhet se Tushe shkarkohet pasi ka kryer shkelje të rënda, por pa specifikuar se për çfarë shkelje bëhet fjalë.

    Vendimi që mban firmën e kryeministrit Edi Rama është i datës 6 korrik, ditën kur kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u vu në pranga në kuadër të një aksioni antikorrupsion, të urdhëruar nga SPAK. /a2news.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!