×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama kërkon që Arjan Sala të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 12:41

    Arjan Sala të shpallet Dëshmor i Atdheut”, kjo është kërkesa e bërë nga kryeministri Edi Rama.


    Ndërkohë lajmi është bërë me dije nga Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Kombit” është dakorduar me kërkesën e kryeministrit Rama.

    Ai sqaron se janë në pritje të përfundimit të ekspertizës ligjore dhe propozimit të Prefektit të Tiranës për të marrë vendimin e menjëhershëm.

    Statusi i plotë:

    Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

    Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

    Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!

    Jane gjalle bilbilenjte!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!